Ditën e djeshme u mbajt premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, e cila mblodhi bashkë gjithë showbizin në një event madhështor.
Në tapetin e kuq të vendosur në ballinën e Pallatit të Kongreseve, parakaluan gjithë VIP-at, por ajo që nuk u vu re ishte Arbana Osmani. Gjithashtu, moderatorja u ‘zhduk’ edhe nga rrjetet sociale, duke mos postuar asgjë – një sjellje atipike e moderatores në lançimet e reja të “Top-Channel”.
Kështu, rrjeti menjëherë nisi të aludojë mbi pjesëmarrjen e Arbanës dhe Eduartit në premierën absolute, dhe arsyet e mos prezencës së saj. Por, a ishte Arbana dje në premierë?
Dhe përgjigjja është po! Arbana Osmani ishte në premierë, por ka zgjedhur që këtë herë të mos ekspozohej shumë. Ajo ka mbërritur në “Pallatin e Kongreseve” pak para se të niste premiera, së bashku me bashkëshortin e saj Eduartin. Çifti dukej mjaft elegant i veshur në të zeza, ndërsa Arbana kishte veshur një fustan të zi të shkurtër, të kombinuar me një çantë Chanel dhe flokët e kapura bisht.