“Ike” është projekti i fundit i Don Xhonit, me të cilin konfirmoi edhe rikthimin e tij me Ariana Lirey-n. Modelja ruse u shfaq si protagoniste në klip ku nuk munguan edhe puthjet mes tyre.
Së fundmi Lirey-n ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instagram ku është pyetur edhe për Don Xhonin. Por, përgjigjja nuk është ajo që prisnim.
“Ç’ka do të thuash për Don Xhonin”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës.
“Çdo gjë ka një fillim dhe një fund”, u përgjigj Lirey duke lënë kuriozë sërish fansat për marrëdhënien mes tyre.
Nuk dihet tani se çfarë po bëjnë apo si është raporti i tyre, ndonëse vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete social.
Mbase çifti nuk e ka ndarë mendjen akoma nëse janë apo jo bashkë, kështu që na mbetet të presim për të zbuluar më shumë.