Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera absolute e filmit të shumëpritur “Në kuadër të dashurisë”. Më datë 9 Tetor, në “Pallatin e Kongreseve” do të mbahet premiera e madhe, e cila do të jetë një mbrëmje gala, ku aktorët do të kalojnë në tapetin e kuq.
Mbrëmja e madhe e premierës do të moderohet nga Blendi Salaj dhe Neada Muça, moderatorët e “Wake Up”, të cilët do të jenë aty për të pritur të gjithë aktorët dhe stafin, për të marrë “live” emocionet e para të tyre, para shfaqjes së premierës.
Në hyrjen e “Pallatit të Kongreseve” pritet të vendoset një ekran gjigand dhe tapeti i kuq, ku aktorët do të kalojnë me radhë dhe do të japin intervistat e tyre ekskluzive para shfaqjes së filmit.
“Në kuadër të dashurisë” do të vijojë premierën në “Pallatin e Kongreseve” edhe në datat 10 dhe 11 Tetor, si dhe nga data 10 Tetor filmi do të shfaqet në çdo kinema.