Pas Tiranës, Korçës e Shkodrës, radha për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” është e Kosovës. Ditën e sotme është mbajtur premiera e filmit në Prishtinë, ku fansat i kanë pritur yjet e filmit si kurrë më parë duke tejmbushur ambientet e qendrës tregtare “Albi Mall”.
Edhe një herë tjetër, yjet e filmit kanë dhënë intervistat e tyre për mediat. Gjatë intervistës Olta Gixhari është shprehur se edhe pse është një aktore me eksperiencë, sërish kur bëhet fjalë për projekte të këtij lloji me këtë vëmendje, ka frikë.
“Duhet me ia nis nga zero. Edhe unë që jam aktore dhe kam eksperiencë, kam frikë kur marr një projekt të tillë sepse duhet t’ia nis nga zero dhe duhet të mbledh gjithë njohuritë që kam dhe kam studiuar dhe t’i derdh aty si për herë të parë. ” – ka thënë Olta.