Pas premierës absolute të filmit “Në kuadër të dashurisë” në “Pallatin e Kongreseve”, radha është e premierës në Korçë, aty ku u zhvillua edhe pjesa më e madhe e xhirimeve.
“Live” nga Korça për Top Albania Radio, në një thirrje të drejtpërdrejtë telefonike, është Luiz Ejlli, i cili ka ndarë emocionet e para të premierës.
Ndër të tjera, ai ka falenderuar Lori Hoxhën në veçanti që e bëri pjesë të filmit dhe ndërmori riskun e në projekti kinematografik të parë për “Top-Channel”, gjithë stafin realizues dhe publikun e tij që e mbështet gjithmonë.