Lajmi se Arbana Osmani nuk do të jetë moderatore e sezonit të tretë të BBV, u kthye menjëherë në kryefjalë të medias dhe rrjetit.
Sipas burimeve, Arbana ka pasur debate me drejtuesit e “Top-Channel”, për shkak të negociatave financiare dhe si pasojë duke arritur kështu në përfundimin se Arbana nuk do të jetë moderatore e BBV3 (e pavendosur ende përfundimisht) dhe do të zëvendësohet nga Ledion Liço ose Bora Zemani.
Por, një detaj tjetër na ka tërhequr vëmendjen. Ndërsa Arbana vijon ende të ndiqet në Instagram me Sara dhe Lori Hoxhën, Ledion Liço duket se është fshirë nga lista e ndjekësve të moderatores dhe as ajo, as Ledioni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.
Ndërsa për gjithë këtë situatë nuk ka asnjë reagim as nga ana e drejtuesve të “Top-Channel”, as nga Arbana Osmani, e cila me gjithë lajmet që po qarkullojnë ka vijuar të postojë përditshmërinë e saj si zakonisht.