Krist Aliaj Dragot ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme në jug të vendit. Por, ajo që mori gjithë vëmendjen, ishte postimi i Deas për ditëlindjen e Kristit!!
Me anë të një Instastory, Dea ka postuar Kristin pranë tortës së tij të ditëlindjes, në një varkë duke treguar se është krah tij për të festuar këtë ditë.
Por, nuk mbaron këtu!! Kristi dhe Dea Mishel jo vetëm që e kanë festuar së bashku 32-vjetorin e Kristit, por në festë kanë qenë të pranishëm edhe familja e Kristit si dhe mikesha e ngushtë e Dea Mishel.
Kështu, gjatë ditës motra e Kristit, Gala Dragot ka postuar foto ku duket se është jug të vendit, bashkë me pjesën tjetër të familjes. Gjithashtu, ajo ka ripostuar një Instastory të mikeshës së Dea Mishel, ku duket Gala, duke treguar kështu që kanë qenë të gjithë së bashku.
A është kjo festë ditëlindjeje e Kristit, konfirmimi që po prisnim për një marrëdhënie më shumë se sa shoqërore mes dyshes? Ne mendojmë që po!