Edhe pse ende nuk është mbyllur sezoni aktual i “Për’Puthen”, ka shumë aludime në media për prezantuese e sezonit të ardhshëm, teksa përflitet se Bora Zemani nuk do të jetë më pjesë e programit dating pasi me gjasë do të jetë e impenjuar me edicionin e dytë të “DWTS”.
Ka shumë emra që përfliten për këtë pozicion, mes tyre edhe ai i Kiara Titos, megjithatë burime nga Top Channel flasin për një tjetër vajzë të njohur të ekranit.
Ajo është pikërisht Efi Dhedhes, ish-konkurente e vetë programit, por edhe e “BBVIP”, ku tërhoqi vëmendjen e publikut dhe arriti të shkojë deri në finale.
Nuk dihet ende sa e vërtetë është, nëse Efin do ta shohim në drejtimin e programit të njohur, megjithatë si një njohëse e vjetër e tij, duket si një zgjedhje interesante!