Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padyshim një nga çiftet më të preferuar të showbiz-it shqiptar. Ata janë prindër të një djali të vogël të quajtur Trev, me të cilin ndajnë shpesh foto me ndjekësit në rrjete sociale.
Protagonist në premierën e sezonit të katërt të “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” me Artan Telakun, ai ka folur edhe për jetën personale dhe familjen. Një familje e vogël dhe e bukur! Në statusin e ri të prindit, Dagz ka treguar emocionet e prindërimit por jo vetëm. Ai gjithashtu është ndalur te fejesa me Einxhel dhe planet për martesë, si dhe i është përgjigjur pyetjes që i bëhet më shpesh – A është martuar me Einxhel në fshehtësi?
Kësaj pyetjeje, Dagz i është përgjigjur duke treguar se jo, nuk janë martuar në fshehtësi dhe një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi Einxhel do një dasmë të madhe. Sipas Dagz, asaj i kishte pëlqyer shumë dasma e kunatës, aq sa do edhe ajo tashmë një dasmë të madhe, e cila është tashmë në planet e çiftit, ndonëse nuk dihet ende se kur.