Pas premierës super të suksesshme të filmit “Në kuadër të dashurisë” në Tiranë dhe në Korçë, radha ishte e Shkodrës, ku edhe një herë tjetër yjet kaluan në tapetin e kuq ku i pritën qindra qytetarë.
Në një intervistë të fundit në Shkodër, Luizi tregoi se ka një krisje në raportin e tij me Arbana Osmanin dhe se fjalët që qarkullojnë në media janë të vërteta.
“Po. Ka krisje. Në maj do zbuloj më shumë se s’më lejohet…” – ka thënë Luizi.
Mirëpo, pas kësaj deklarate rrjeti menjëherë ka nisur të aludojë se me këtë fjali Luizi ka treguar indirekt se do të jetë opinionist i BBV3.
Sipas rrjetit, duke qenë se BBV3 pritet të nisë në janar dhe të përfundojë në maj, kjo është edhe arsyeja që Luizi nuk mund të zbulojë më shumë detaje tani për krisjen e marrëdhënies me Arbanën, pasi ka nënshkruar një kontratë për BBV3, që e pengon të tregojë më shumë deri në përfundimin e edicionit të tretë, ku ai do të jetë opinionist.
Mbetet të presim të shohim reagime ose konfirmime të mësojmë se sa i vërtetë është ky aludim.