Për regjisoren Arnita Beqiraj, “Top-Channel” tha se dilte për herë të parë para kamerave, vetëm për “Dancing with the stars”, por në fakt nuk është aspak ashtu.
Hera e parë në skenë për Arnitën, ka qenë pikërisht në një sfidë kërcimi, program i ngjashëm me DWTSA, dhe po flasim për “Dance with me” që transmetohej në “TV Klan”, një format mjaft i suksesshëm gjithashtu.
Vite më parë ish asistentja e Vera Grabockës provoi ethet e kërcimit në edicionin e tretë të “Dance with Me” madje madje si për ironi të fatit në shumë prej kërcimeve shoqërohej thuajse nga balerini që do ta shoqërojë në “Dancing with the Stars”, Eni. Themi thuajse, pasi në “Dance with me”, konkurentët kërcenin me njëri-tjetrin në çift, ndërsa balerinë profesionistë ishin me ta në skenë për të plotësuar performancën e tyre, si ka qenë rasti i Enit dhe Arnitës, që sot janë partnerë kërcimi në DWTSA. Madje, edhe Valbona Selimllari që do të jetë pjesë e jurisë për herë të dytë këtë vit, dikur i jepte pikët Arnitës në “Dance with me”.