Mbrëmjen e djeshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, duhet të performonin disa artistë. Emri i Dafina Zeqirit u paralajmërua krah të tjerëve, por ajo nuk mori pjesë, ndryshe nga kolegët e saj. Mungesa e Dafinës u komentua, e sigurisht që artistja e kishte një përgjigje.
Ajo ka dhënë një version të saj që për disa mund të jetë i vërtetë, e për të tjerë justifikim. Dafina, fajësoi motin, i cili edhe pse kishte shumë reshje, nuk anuloi asgjë tjetër veç performancën e saj. ‘Stafi im bashkë me organizatorin duke parë kushtet atmosferike kanë ardhur në një përfundim të përbashkët për mosprezencën time në stadium. Aq shumë jemi përgatitur për këtë event saqë edhe po të paraqitesha në skenë do ta kisha të pamundur të zhvilloja të gjithë performancën e parapërgatitur’, është shprehur ajo mes tjerash.