Më në fund, pritja mbaroi. Prej muajsh është folur për filmin që publiku po e pret me shumë kuriozitet, “Në kuadër të dashurisë”.
Teksa xhirimet janë përfunduar dy muaj më parë, produksioni i filmit tashmë është gati të shfaqë trailerin e filmit me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.
Ndërsa na duhet të presim dhe pak për të parë trailerin, më në fund është zbuluar data e premierës nga “Top-Channel”. Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, do të shfaqet më datë 10 Tetor dhe do të zgjasë plot 95minuta.
Ruajeni datën 10 Tetor dhe shihemi në premierë! “Në kuadër të dashurisë” më në fund në kinema! 🙂