Prej kohësh, Arbana Osmani po përflitet se ka probleme me drejtuesit e “Top-Channel” e se shkak për këtë, është bërë Luiz Ejlli, për të cilin thuhet se Arbana nuk është dakord që ai të jetë në rolin e opinionistit në sezonin e tretë të BBV.
Thashethemet u shtuan edhe më shumë, pasi në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, moderatorja qëndroi ‘indiferente’ duke mos shpërndarë asgjë në rrjetet e saj sociale, siç e ka zakon për projektet e reja të “Top-Channel”. Nga ana tjetër, edhe vet Luizi konfirmoi se ka pasur “krisje” në marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, të cilën e ka hequr edhe nga rrjetet sociale, ndërsa nuk ndau më shumë detaje pasi tha se nuk i lejohej.
Mirëpo, duket se sot Arbana i ka hedhur poshtë të gjithë zërat për një “krisje” marrëdhënieje me Lori Hoxhën. Drejtuesja e “Top-Media” feston sot ditëlindjen, ndërsa nuk ka munguar urimi i Arbana Osmanit, e cila përmes një postimi në Instagram shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen për një tjetër Peshore (shenja e horoskopit) të mrekullueshme në jetën time. Mirënjohëse të ndaj me ty një udhëtim të shkëlqyer. Gëzuar për më shumë të tjera që do vijnë.”