Mbrëmja e sotme ka sjellë premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Prishtinë dhe ndër të tjera, të gjithë ishim “sy e veshë” nga Sara Hoxha për të parë nëse do Ledri do të ishte krah saj ashtu si u tha.
Por, jo! Me sa duket as Ledri dhe asnjë nga prindërit e tij nuk ishin në premierën e sotme, ndonëse vazhdimisht Xheraldina dhe Agron Vula janë shprehur se janë shumë mbështetës të nuses së tyre.
Si duket, edhe këtë premierë Sara ka qenë e vetme, ndërsa vetëm për pak çaste vajza e saj, Poem Blu, ka qenë pranë saj.
“Unë në premierë isha me Poin, por ka qëndruar vetëm pak çaste dhe pastaj iku në shtëpi” – thotë Sara e cila nuk duket dhe aq e lumtur, gjë që u vu re edhe gjatë premierës.
Gjithashtu, Sara shprehet mjaft e emocionuar se për pak kohë, filmi do të shkojë edhe në Gjermani ku do të ndiqet nga familja e saj. Epo, të pakt atje e sigurt që do e shoqërojë dikush… :/