“Big Brother Vip Albania 3” ishte planifikuar të fillonte në vjeshtë të këtij viti. Në përfundim të BBV2, vet Sara Hoxha dhe Arbana Osmani treguan se BBV3 do të fillonte më herët se edicioni i dytë.
Por, me sa duket planet kanë ndryshuar, pasi në një intervistë mëvonshme, drejtori i përgjithshëm i “Top Media” dhe bashkëshorti i Sarës, Ledion Liço, tregoi se shtëpia më e famshme në Shqipëri, do të hapë dyert në janar të vitit 2024.
Koha e fillimit të BBV përkon me kohën e mbarimit të “Dancing with the stars Albania”. Duket se produksioni këtë periudhë ka vendosur që gjithë vëmendjen t’a përqëndrojë te spektakli i kërcimit, i cili gjithashtu pritet që të thyejë rekorde shikueshmërie.
Por, kemi një lajm të mirë – sikurse tashmë e dini, DWTSA ka bërë bashkë shumë nga banorët e BBV1 dhe BBV2, e me shumë mundësi disa nga yjet e DWTSA do t’i shihni në BBV3, kështu që pak po e sigurt, dramat nuk do të mungojnë as këtë vjeshtë! 😉