Efi Dhedhes, pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania’ ka qëndruar më e heshtur se ish-banorët e tjerë. Ende nuk e kemi parë Efin në ndonjë projekt, mirëpo ka qëndruar aktive në rrjetet sociale duke i dhënë hapësirë edhe njerëzve që ta pyesin për të rejat në jetën e saj.
Sot ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve që iu bënë në ‘ask me’ në Instagram. Një prej tyre kishte të bënte me projektet e saj në media, e se ku do të angazhohet në shtator.
‘Nuk e di. Ndoshta e di. Ndoshta nuk jam për këtë punë. Ndoshta nuk bëj çdo gjë për këtë punë’– thotë ajo duke na lënë të mendojmë se planet nuk i kanë ecur siç duhet.
E një tjetër pyetje, le të themi ‘epitet’ ishte edhe ‘llulla’, termi që iu përdor më së shumti për Kiarën.
‘Unë?’-pyet Efi duke thumbuar kështu Kiarën.