Kiara Tito ka dhënë si rrallëherë këto kohë një intervistë, ku ka folur për eksperiencës e saj te “Kepi i Vipave” si dhe projektet e ardhshme.
Në një intervistë për Edicionin Informativ në Top Channel, Kiara ka treguar se si ndihet në këtë rikthim të sajin.
“Më emocionon dhe më bën të ndihem krenare për veten. Nuk është e thjeshtë sepse unë kam 10 vite që jam pjesë e ekranit dhe kam fantazuar gjithmonë që një ditë duke ngjitur shkallët, avash-avash ashtu siç unë kam bërë, do të arrij në pikën që unë jam sot ”, u shpreh Kiara.
Mes të tjerash Kiara është pyetur se si e sheh ajo Olta Gixharin si partneren e tij në filmin që pritet të vijë së shpejti “Në Kuadër të Dashurisë”?
“Për këdo nga banorët që kanë sakrifikuar ato 4 muaj, se nuk është e thjeshtë si eksperiencë më bëhet qejfi që të kenë një arritje, një sukses sepse kushdo nga ata luftoi”, shtoi Kiara.
Ndërkaq pas përfundimit të ‘Kepit të Vipave’, sezonin e ardhshëm Kiara Titon presim ta shohim sërish në ekranin e Top Channel.
“Më është propozuar diçka në Top Channel, megjithatë nuk mund ta tregojë ende se për çfarë bëhet fjalë, po besoj që diku do më shihni me patjetër.”, u përgjigj ajo.
Pra, është e sigurt që Kiara do të vazhdojë të jetë pjesë e Top-Channel! Një vend i lirë si moderatore është në Për’puthen, pozicion të cilin Kiara prej kohësh ka dashur t’a ketë. Ndoshta në “Dancing With the Stars Albania” si konkurrente, ose si bashkë-prezantuese me Bora Zemanin, duke qenë se gazetari Eno Popi nuk do të jetë pjesë e edicionit të ri. Ose ndoshta “The Voice of Albania” po rikthehet në ekran dhe do e shohim aty si moderatore.
Asgjë nga këto nuk mund t’a themi me siguri – përveç faktit që Kiara Tito do të vijë me një tjetër projekt në Top-Channel!