Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi.
Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym.
“Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në postim.
Ky reagim i organizatës erdhi pasi produksioni i Big Brother Vip Kosova 3 vendosi të fusë si banor ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, të cilin kjo e fundit muaj më parë e akuzoi për dhunë fizike e psikike, duke publikuar pamje tronditëse.
Organizata ka postuar edhe një video nga momenti i aksionit me hedhjen e flakadanëve të zinj.
Gjithashtu, kundërshtitë kanë nisur që gjatë mbrëmjes së djeshme ku disa aktiviste u shfaqën para televizionit “Klan Kosova”.