Një drama e re po ndodh në showbiz-in shqiptar!
Ditën e djeshme, Dafina Zeqiri hoqi nga rrjeti social ‘Instagram’ Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën. E pas këtij veprimi, ka reaguar vetë Dafina.
Në një status, këngëtarja u bëri thirrje njerëzve që të mbrojnë lumturinë e tyre dhe që të mos lejojnë njeri që t’i përdorë për të rritur popullaritetin. “Njerëzit dhe disa të ashtuquajtura “gazeta” do ta përdorin gjithnjë informacionin kundër meje, që ju të besoni gjërat idiote dhe fëmijërore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për klikime dhe para! Vendosa që të bëj unfollow dhe të mbyll “marrëdhëniet” me njerëzit që, unë si Dafina, kam ndaluar së “i respektuari”, tha këngëtarja, duke pretenduar se Ledri dhe Sara kanë bërë të kundërtën për vëmendje.
Dy ditë më parë, Dafina publikoi një pjesë nga bashkëpunimi i saj me Elgit Dodën, “Si mua”, dhe pyeti ndjekësit: “Cila është pjesa e preferuar e këngës ‘Si mua’?” dhe Ledri shkroi në koment (tashmë të fshirë):” Ti kom dhon krejt”. Ky koment ngjalli reagime të shumta në rrjet.