Ndërsa shumë njerëz kënaqen duke parë reality-shows, jo aq shumë kanë ndjeshmëri për njerëzit që u ofrojnë atyre argëtimin. Kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme me komentet publike intensive dhe agresive (ndonjëherë edhe kërcënuese) të lëna në rrjete sociale pas transmetimit të episodeve.
Madje shpesh herë, konkurrentët e reality show-ve kanë ndarë disa nga mesazhet përtej njerëzores, të marra nga të panjohur në internet dhe nuk është vetëm një person apo të ndodhë vetëm një herë. Pas anonimitetit të një ekrani dhe një emri përdoruesi të fshehtë, njerëzit ndihen shumë të lirë për të sulmuar personalitetet e televizionit.
Pse njerëzit e bëjnë këtë? Pse e kanë të vështirë t’i shohin anëtarët e kastit të reality shoë-ve si njerëz të vërtetë me ndjenja dhe sfida të vërteta?
Këtu janë dy koncepte psikologjike që mund të na ndihmojnë të kuptojmë këtë fenomen dhe çfarë përgjigje më të mirë do të ishte.
Vetë-evolimi i shoqërisë
Siç parashtron psikologjia evolucionare, njerëzit sillen në mënyra që rrisin mbijetesën dhe riprodhimin, dhe për pjesën më të madhe të historisë sonë, kjo ka nënkuptuar një mbështetje në grupet shoqërore.
Përpara jetës moderne, njerëzit vareshin nga siguria dhe mbështetja e grupeve të vogla për të siguruar mbijetesën, gjë që do të thoshte gjithashtu se ishte thelbësore që anëtarët e grupit të ndiqnin kodin e tij të sjelljes.
Kushdo që shkelte kodin ndëshkohej që ata dhe të tjerët të kujtoheshin të punonin së bashku dhe të mos shkelnin.
Reagimi publik është versioni modern i ndëshkimit të atyre që shkelin kodin e sjelljes. Kështu, komentuesit kritikojnë vepra të cilat, sipas tyre, nuk u përshtaten rregullave morale.
Problemi është se ne nuk jemi më në grupe të vogla që përpiqemi të mbijetojmë çdo ditë, dhe ndëshkimi si një mënyrë për të rregulluar sjelljen nuk mund dhe nuk duhet të zbatohet nga njerëz krejtësisht të panjohur. Nëse dikush duhet t’i qortojë garuesit, janë garuesit e tjerë, pasi janë ata që duhet të përjetojnë dhe menaxhojnë personalisht situatat. Megjithatë, reality show i bën shikuesit të ndihen si pjesë e rrethit të brendshëm, sepse ne mendojmë se shohim të gjitha momentet dhe ndërveprimet private të kastit, dhe kjo na bën të ndihemi të drejtë të marrim pjesë në rregullimin e sjelljes së tyre.
Iluzioni për famën
Ne e barazojmë famën me pasurinë, lumturinë, mundësitë e pafundme dhe një nivel më të lartë kënaqësie, por hulumtimi – dhe rrëfimet e vetë të famshëmve – kanë treguar se fama dhe pasuria nuk mund të izolojnë askënd nga fatkeqësitë dhe sfidat e jetës.
Kur shohim një personalitet televiziv të realitety show-ve, që ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, bën një reklamë apo bashkëpunime me marka të caktuara, automatikisht mendojmë se ata kanë një jetë perfekte. Por ky iluzion na pengon të shohim se ata ende kanë vështirësi: çështje të shëndetit mendor, probleme në marrëdhënie, apo edhe shqetësime financiare.
Pastaj, kur shohim konkurrentët në një reality që flasin për këto probleme të tyre në jetë, ne priremi të acarohemi. Refreni i zakonshëm është: “Pse po ankohen? Ata morën kaq shumë nga të qenit në emision.”
Të kesh një ndjekje të madhe të mediave sociale ose të shfaqesh në revista të njohura nuk do të thotë që anëtarët e kastit janë të lumtur ose e kanë të lehtë jetën. Shumë prej tyre kanë humbur punën dhe marrëdhëniet, kanë luftuar me ankthin ose depresionin dhe kanë përjetuar vetëbesim të ulët pasi kanë qenë në një shfaqje; paraja dhe fama nuk e pengojnë apo rregullojnë këtë.