‘Pse nuk këndon live në koncerte?’, ishte një nga pyetjet që e revoltoi më shumë Bleron në darkën e të nominuarve të organizuar dje nga ‘Vëllai i Madh’, megjithatë ai e dha një përgjigje.
“Kur këndoj këngët e mia duhet një band i tërë, një teknikë e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.
Ai e kritikoi Bucin për pyetjen e bërë, pasi sipas Bleros, ai e di se si funksionon në prenotimet e klubeve të natës. Këngëtari shtoi se ka shumë emra të mëdhenj që këndojnë vetëm ‘playback’ dhe paguhen shumë më shumë se artistët që këndojnë ‘live’.