Ditën e sotme në rrjet po përflitet për një martesë të mundshme të moderatores Luana Vjollca – pak kohë pasi ajo dhe Krenar Cocaj i dhanë fund lidhjes së tyre.
Mirëpo çfarë u bë shkak për aludimet në rrjet se Luana po martohet?
Ka qenë vetë moderatorja ajo që postoi si fillim një foto në llogarinë e saj të Instagram ku shihet mesazhi: “Martohu me mua”
Sigurisht kjo nuk është e vërtetë, pasi vetëm pak më vonë Luana zbuloi se si qëndron e vërteta me një tjetër foto, sërish në Instagram. Moderatorja tregoi se në fakt nuk është ajo që po martohet por një tjetër çift.
“U trashëgofshi thonë në Shqipëri”– shkroi Luana në postimin e saj.