Ka ndërruar jetë në spital Henri Haxhiraj.
Punonjësi i Gardës së Republikës tentoi të vriste veten me armën e shërbimit paraditen e sotme në zonën e “Qytetit Studenti”.
Henri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Motra e tij, këngëtarja Sheila Haxhiraj ka njoftuar që i vëllai ka ndërruar jetë përmes një postimi në Instagram.
“O DIELLI im, o YLLI më i bukur i qiellit, o ËNGJËLLI më i bukur i parajsës, motrën e ka marrë malli që tani për ty, zemrën time ma more Ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im…
Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës vëllai im”, shkruan Sheila.