Ditën e sotme u bë me dije në emisionin FactCheck, se Prokuroria e Lushnjës ka një çështje ende nën hetim për Luiz Ejllin, në të cilën thuhet se Luizi është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit dokumentave kryer në bashkëpunim, në kohën kur ushtronte profesionin e noterit. (LEXO KËTU DETAJET E PLOTA)
Pas transmetimit të emisionit, lajmi qarkulloi shpejt nëpër media, ndërsa ende nuk kishte një reagim nga ana e Luizit.
Mirëpo, Luizi vendosi të bëjë një reagim” jo-zyrtar” dhe “ironik” nga ato që jemi mësuar t’i shohim dhe dëgjojmë shpesh nga Luizi.
Kështu, duke ironizuar këngëtari ka shpërndarë një foto në Instastory, ku shkruan:
“Lushnja u mërzit kur morën vesh se do të këndoja në Shkodër para se të këndoja te njerëzit e gruas” – duke qenë se Kiara origjinën e ka prej andej
Ndërsa në sfond ka vendosur këngën “It’s a fight” (Është luftë) të Peter Fox.
Pra, Luizi e tha versionin e tij në mënyrën e tij. Nëse doni të dëgjoni më shumë për këtë çështje, ndoshta duhet të dëgjoni tekstin e këngës që ka vendosur! 😉