Pas vendimit për largimin e Atilla Kardesh nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, producentja ekzekutive e formatit, Olsa Muhameti, ka reaguar indirekt përmes një postimi në Instagram.
Muhameti ka ndarë një foto ku shfaqet fraza e shkurtër “Task completed” (Detyra e përfunduar), duke lënë të kuptohet se largimi i Kardesh është një vendim i mirëpritur dhe në përputhje me përgjegjësitë që i janë vënë përpara.