Një reklamë e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit për një kompleks rezidencal që po ndërtohet në Prizren ka bërë “lëmsh” rrjetin, i cili po ngre pikëpyetje nga një shtatëzani e mundshme e Kiarës, vlefshmëria e martesës së çiftit Ejlli deri te shtëpia e re në Kosovë.
Në reklamë, Kiara thotë se tashmë është gati për t’u zhvendosur në Kosovë, në kompleksin e ri rezidencial që po ndërtohet në Prizren e madje në video shihet teksa firmos një kontratë premtimi shitjeje.
Ajo çfarë ndjekësit vunë re ishte emri i blerësit në kontratë, i shkruar Kiara Tito. Duke marrë parasysh se çifti e ka kryer celebrimin tashmë në një ceremoni që u shfaq për gjithë publikun në natën finale të BBV, pretendohet se në kontratë duhet të ishte shkruar Kiara Ejlli dhe jo Tito, gjë që ka ngritur dyshime për vërtetësinë e ceremonisë së çiftit.
Por, në fakt e vërteta është që reklama është xhiruar prej kohësh, që në muajin maj, gjë që mund të lexohet edhe në kontratë dhe gjithashtu nuk dihet nëse kontrata është e vërtetë apo thjesht një improvizim për efekt marketingu.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Luiz Ejlli përmes një video, ku ironizon thashethemet se janë bërë me shtëpi në Prizren.
“Meqë na thanë se jemi bërë me shtëpi në Prizren, tani ja, xhiro këtu për qejf. U bëmë Prizrenali” – është shprehur Luizi.
Nga ana tjetër, një lajm për një shtatëzani të mundshme të Kiarës, ka qarkulluar në rrjet, si pasojë e një fotoje të Luizit dhe Kiarës, ku kjo e fundit ka veshur një fustan të gjerë dhe mban dorën pranë barkut.
Sigurisht, na vjen keq t’iu themi se as kjo nuk është e vërtetë, pasi duket qartë në gjithë postimet e moderatores që nuk ekziston një “bark i rrumbullakosur”, të paktën për momentin. Ndërsa për sa i përket fotos, fustani dhe pozicionimi i Kiarës ka krijuar një përshtypje të tillë.
Nuk e dimë nëse Luizi dhe Kiara kanë zgjedhur të blejnë një apartament në Prizren, por ajo që është e sigurt është që Kiara (Tito apo Ejlli) dhe Luizi po jetojnë momente shumë të lumtura krah njëri-tjetrit dhe për momentin nuk do të ketë asnjë anëtar të ri në familjen Ejlli!