Duke qenë se mbrëmjen e djeshme e kaloi sfidën me sukses, Rikes i është dhënë një bonus mjaft i rëndësishëm në lojë.
Ajo fitoi të drejtën për të shpërndarë biletat e fatit te banorët, ndërsa dy bileta mungojnë, çfarë do të thotë se Rikja duhet të lërë pa mundësi kthimi në rast eleminimi dy banorë.
Rikja zgjodhi të lërë pa biletë Ilnisën dhe Merin, shkak i ‘debateve’ që patën menjëherë me hyrjen në shtëpi.
“Meri, më vjen keq. Meqë ndihesh më VIP se unë…” – ka thënë Rikja.
Merit nuk i pëlqeu aspak arsyetimi i Rikes se pse e la pa biletë dhe i është kthyer menjëherë.
“Unë jam më VIP se ty, jo vetëm se ndihem. Kujton se na trembe ti tani? Ti po tregon që kërkon hakmarrje kështu, qenke fare domethënë” – i është kthyer Meri Shehu banores.