Që prej ditëve të para të Big Brother, Rike Roçi është parë mjaft e afërt me Romeon dhe Meritonin, ku nuk kanë munguar as përkëdheljet e puthjet mes tyre.
Ditën e sotme (22 janar), Rike ka zgjedhur të vishet mjaft provokuese me një fustan të zi të shkurtër, gjë që ka rënë në sy edhe të banorëve të tjerë, përfshirë edhe Romeon, me të cilin u përqafua.
Fillimisht Romeo e pyete se për kë është zbukuruar, ndërsa ajo iu përgjigj duke i thënë për vete.
Më pas aktori i ka tërhequr vëmendjen duke i thënë se kjo duhet të jetë hera e parë dhe e fundit që vishet në këtë mënyrë, duke e këshilluar që të veshë tuta dhe xhinse.
Pjesë nga biseda:
Romeo: T’u urojmë shqiptarëve javë të mbarë ore. Java sa më bukur, qofshi të qeshur dhe të lumtur. Për kë u zbukurove sot mi zemra?
Rike: Për veten zemra, ngela me tuta si çun.
Romeo: Po të shkojnë mi zemra, hera e parë edhe e fundit që të shoh të vishesh kështu.
Rike: Në rregull.
Romeo: Vish tuta dhe xhinse.
Rike: Mirë.
Romeo: Hajde mund të veshësh ndonjëherë edhe pantallona të shkurtra. Ndonjëherë të thash…