Mbrëmjem e djeshme Dea Mishel bëri një reagim përsa i përket dënimit me një vit burg të këngëtarit Luiz Ejlli.
Në një postim në InstaStory, pasi shpërndau lajmin ku thuhej se fituesi i “Big Brother VIP Albania” është dënuar me një vit burg, blogerja shkroi:
Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Luiz Ejlli i ka reaguar deklaratës së blogeres, po ashtu nëpërmjet një postimi në InstaStory.
Ai ka postuar në Instastory frazën e famshme të “Oj lulija jonë me limona”, frazë të cilës ia këndoi Deas në një nga koncertet e tij në Shkodër pas përfundimit të BBV2, që hapi më pas një ‘debat virtual’ mes të dyve.
Me frazën e postuar në Instastory, Luizi rikujton sërish atë moment, teksa shkruan: “Po ma kërkon me sesbën që t’ia këndoj në koncertin e rradhës”.
Luizi më pas e ka fshirë postimin në Instastory e ka shpërndarë një tjetër postim, i veshur me të verdhë, ndërsa thotë: “Jam veshur si limon, kushedi pse…”