Flori Mumajesi prej kohësh është tërhequr nga jeta publike, duke bërë që fansat vazhdimisht të kërkojnë rikthimin e tij.
Miqësi të humbura, disa vite i tërhequr nga tregu muzikor dhe prej muajsh asnjë shenjë nga rrjetet sociale.
Megjithatë së fundmi këngëtari ka bërë një lëvizje të re në Instagramin e tij. Ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Foto e re përmban një sfond të bardhë me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.
Nuk dihet nëse ky ka qenë një përjetim i momentit për artistin, apo ai po bëhet gati të rikthehet me një projekt muzikor.
PS: Ne ende vazhdojmë të presim dhe shpresojmë një recital nga Flor Mumajesi, artisti që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhe urojmë që kjo të jetë një nga shenjat e para për atë që rrjeti dhe fansat e tij kanë kohë që e kërkojnë! 🙂