I angazhuar në koncerte e jetën artistike dhe duke u tërhequr nga vëmendja mediatike, duket se publikut i kanë munguar të rejat nga Armaldo Kllogjeri (Maestro). Ndaj ai ka preferuar rrjetet sociale për t’iu përgjigjur publikisht çdo pyetjeje për të shuar kureshtjen.
Si fillim, Maestro zbuloi se ka hapur një proces gjyqësor nga i cili priten surpriza.
-Me çfarë po merresh, kohët e fundit je i heshtur?
Jam tërhequr vetë nga vëmendja mediatike dhe po merrem me gjënë më të bukur, familjen. Paralelisht kam hapur edhe një proces gjyqësor për të cilin do t’ju bëj me dije në momentin e duhur. Do të ketë surpriza!
-A do të jesh më në televizion? Do të marrësh pjesë diku?
Pse jo? Po mendoj të bëj një emision televiziv me titull “Kush shan më shumë”…
Një mori pyetjesh u sollën rreth raportit me Luizin, por Maestro e kishte mjaft të qartë përgjigjen:
Ka kohë që rrugët tona janë ndarë…
Sa për Oltën dhe Kiarën, të cilat janë bërë të dyja nëna së fundmi, Maestro tha:
Të dyja këto vajza i kam përzemër! Kiarën dhe Oltën gjithashtu i kam uruar në privat sepse dua që jo çdo gjë ta bëj veç publike. U uroj veç të mira!
-Ke probleme gjyqësore me punën që kishe më përpara?
Faleminderit për interesimin. Hap pas hapi do të bëj çdo gjë publike.
Nuk mungoi as paksa ironi për Big Brother:
-A do të futesh te Big 4?
Si mendon, të hyj si Bjordi dhe të dal si Jetmiri?
-Nëse do të ishe ftuar për një Big Brother The Best, a do të kishe shkuar?
E kam vërtetuar që unë kam guxim dhe iniciativë të çmendur, por për këtë më duhet të hap një sondazh…