Ditën e djeshme ka qenë Sara ajo që ka reaguar e revoltuar me anë të një postimi në Instastory kundrejt komentuesve në rrjet e mbi të gjitha mediave në vend.
Sara shkruan në postimin e saj se po përpiqen t’i përdhosin imazhin duke abuzuar në kurrizin e saj dhe se mediat po bëjnë miliona duke përmendur emrin e ish-banores. (Kjo sipas informacioneve që ka marrë ish banorja nga burime të papërmendura)
Ndërkohë, pas këtyre deklaratave të Sarës lidhur me komentuesit, rrjetin dhe mediat, një video e saj nga koha kur ishte ende në BBV, ka nisur të qarkullojë në rrjet dhe të bëhet virale.
Në video, Sara thotë se lidhjen e parë me një personazh publik e ka pasur që 15 vjeç.
Kjo video është kthyer sërish në vëmendjen e rrjetit pas deklaratave të Sara Gjordenit. Pra, me fjalë të tjera askush nuk ka shpikur asgjë për Sarën që nuk është thënë vet më parë nga ish banorja.