Arbana Osmani do të rikthehet në TV, e nëse po – si dhe ku? Kjo është një nga pikëpyetjet më të mëdha që qarkullojnë lidhur me moderatoren Arbana Osmani, duke qenë se vet ajo tha disa javë më parë se do të rikthehej sërish në ekran.
Lidhur me këto pyetje, Arbana është pyetur edhe nga Besim Dina e ftuar në emisionin “Oxygen”.
Në promon e emisionit, dëgjohet Arbana teksa thotë: “Po. Mund të më shohësh në televizion, në telefon, në frigorifer kam me t’dal, te soba kam me t’dal, do më shohësh ku të kesh qejf ti…”, si përgjigje të pyetjes “A kena me t’pa në televizion, po apo jo?” nga moderatori.
Ndër të tjera, duket se Arbana ka folur edhe për fillimet e karrierës së saj, ndërsa thotë: “Unë mendoj që do jem një nga gazetaret më të mira në këtë vend, kështu që duhet të kesh besim te unë se unë do t’ia dal, e kam me shumë qejf këtë punë.”
Megjithatë, për të mësuar akoma më shumë rreth përgjigjeve të Arbana Osmanit, na ngelet të presim transmetimin e intervistës të shtunën, ora 20:45 në ‘Klan Kosova’.