Duket se debati Dafina-Sara (Ledri) është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Gjithçka nisi me një pjesë të njëjtë teksti në këngët e Dafinës dhe Ledrit dhe një koment të Ledrit në postimin e Dafinës, që çoi më pas në një seri kunjash dhe postimesh, ku u përfshi dhe Sara Hoxha, partnerja e Ledrit.
Edhe pse u duk sikur gjithçka mbaroi, duket se një intervistë e Sarës në “S’e luan Topi”, ka ‘rindezur’ sërish këtë debat! Ndonëse Sara u përpoq të ishte sa më larg kësaj teme, sërish nuk i ka shpëtuar pyetjes nga moderatorja. Përgjigja e Sarës, duket se nuk i ka pëlqyer aspak Dafinës, e cila reagoi menjëherë përmes një postimi, ku shkruan:
“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe burrin tënd, boll përmende emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”
Sigurisht, ky debat ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjet – ndër ta edhe të opinionistes Neda Balluku, e cila përmes një Instastory, i ka dalë në mbrojtje Sara Hoxhës.
“Do thoni ju ç’më duhet mua?! Asgjë nuk më duhet, e drejtë. Thjesht mendoj që Dafi është një farë ikone që nuk i shkon të flasë kështu për një gocë tjetër dhe Sara sidomos nuk e meriton. Sara edhe kur hedh hapat në këtë botë, mua më duket sikur e bën me delikatesë edhe përulësi me frikën mos shkelë njeri. Me aq sa e kam kuptuar aq pak herë sa kam biseduar me të nëpër Top. Por nuk ka ç’më duhet dhe keni të drejtë.” – shkruan Neda.