Rita Ora ka përfunduar xhirimet e The Voice në Australi, ku dhe këtë vit kishte rolin e trajneres. Ylli botëror i muzikës mbërriti në aeroportin e Sydney me një bangazh të pazakonshëm.

Nje pjesë e stafit të aeroportit janë detyruar të zhvendosen në sektorin VIP ku dhe Rita kishte bagazhet e saj.

Këngëtarja e njohur, i kërkoi stafit të merrte një karrocë të ngarkuar me 14 valixhe duke habitur të gjithë me numrin e valixheve që kishte sjellë me vete. Rita njihet për kurimin e saj deri në detaje por kësaj herë s’ka lën vend për dyshime përsa i përket dhe garderobës.