Robert Aliaj ka qenë sot i ftuar në “S’e luan Topi” së bashku me të birin, Kristin.
Gjatë intervistës, moderatorja Erjona Rusi ka kujtuar një moment nga BBV2 kur Sabiani u fut si banor në shtëpi për t’i qëndruar pranë së bijës, Keisi Medinit e cila asokohe banore, dukej se po krijonte një romancë me Kristin.
Lidhur me këtë moment, Robert Aliaj ka thënë: “Nuk u shqetësova fare. Ishte karikaturë komplet. Kristi është njeri me logjikë. Nuk do i futesha vajzës time në show ashtu. Është brutale, primitive, denigrim publik, kontroll ndaj vajzës. Unë përmes edukimit i jap ‘armët’ që të përballet, jo t’i shkoj nga pas. Kështu e bën të aftë për jetën.”
Duket se këto fjalë të Robertit, nuk i kanë shpëtuar as Sabianit, i cili menjëherë ka reaguar duke treguar një moment, teksa ishte përballë Robertit gjatë BBV, e më pas lajmin e postuar nga “XL Social Media”.
“Përballë – mbas shpine” – shkruan Sabiani në reagimin e tij.