Vitin e kaluar Robert Berisha ishte kryefjalë e mediave për lidhjen e tij me modelen Laureta Maqedonci. Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre duke u shfaqur të dashuruar në mediat sociale, me foto romantike e intime.
Mirëpo, pas disa muajsh, i dhanë fund romances.
E duket se tani Roberti ka nisur një lidhje të re. ‘Prive’ ka fotografuar këngëtarin mbrëmjen e djeshme pranë një vajze bjonde. Ata janë kapur duke ecur bashkë dorë për dore duke shtuar aludimet se kanë nisur një romancë, ndërsa vajza në foto nuk është një personazh i njohur për mediat.
Vetë këngëtari nuk ka reaguar ende lidhur me lajmin.