Romeo dhe Heidi janë ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara nga publiku.
Romanca e tyre ka filluar brenda “BBVA”, edhe pse tani po përjetojnë një krizë në lidhje, që mesa duket është sqaruar ditën e sotme.
Mirëpo, duket se lidhjen e tyre nuk po e përkrahin familjarët, pasi Romeo dhe Heidi nuk e ndjekin njëri tjetrin në rrjetet sociale që menaxhohen nga familjarët e tyre.
Jo vetëm kaq, po as Heidi as Romeo nuk duken askund në profilet e njëri-tjetrit (as postime, as Instastory), madje e kanë prerë njëri-tjetrin nga fotot e tyre bashkë.
Në profilin e Heidit është postuar një nga momentet kur ajo është me Romeon në dhomën e rrëfimit, por Romeon e kanë prerë nga fotoja.
Nga ana tjetër edhe te profili i Romeos është postuar takimi me gjyshërit e tij ku Heidi ishte e pranisht, por nuk duket askund në postim.
Madje, para pak kohësh çifti mbërriti edhe në “Times Square” e megjithatë në profilin e Romeos shfaqet video ku ai është i vetëm pa Heidin.