Prime-n e së shtunës banorët dhe publiku mësuan finalistin e parë të këtij sezoni të tretë të BBV.
Romeo Veshaj u shpall finalisti i parë si pasojë e një televotimi ‘kokë më kokë’ me Heidin nga avantazhi i Eglës si lidere.
Mirëpo, gjatë një momenti para se banorët të mësonin se televotimi nuk ishte për të eleminuarin, por për finalistin, një koment i Gracianos ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit.
Pasi Romeo doli nga shtëpia dhe Heidi ishte duke qarë për daljen e tij, dëgjohet Graciano të thotë ‘është finalisti i parë’.
Lind pyetja, si e dinte Graciano për çfarë ishte televotimi kur Ledioni ende nuk e kishte ndarë këtë lajm me banorët?!