Ndërsa nesër do të mbahet premiera absolute e “5 herë jo”, krijuesit e filmit kanë dhënë sot një konferencë për mediat në ambientet e “Cineplexx”.
Ndër të tjera, Donald Veshaj shtoi se Romeo nuk është pjesë e filmit, pasi ai ka qenë duke xhiruar një serial dhe nuk mund t’i bënte të dyja njëkohësisht, e madje për këtë Donaldit i është dashur të lërë të pazhvilluar një personazh në film, që do të ishte i Romeos.
Por, cili është seriali që po xhiron Romeo Veshaj?
Bëhet fjalë për një serial ku Romeo do të jetë protagonist, së bashku me Elvana Gjatën.
Më herët, është bërë e ditur nga “Anabel” se po vjen një serial i ri. Seriali quhet “Tenxherja kapakun” dhe vjen si një version shqiptar i një prej formateve globale të humorit, “Love Bugs”.
Në serial do të trajtohen tema të përditshmërisë së jetesës së një çifti, të sjella me humor dhe përmes komedisë.
Producente e “Tenxherja Kapakun” është Joksana Kuqi, ndërsa skenari është përgatitur nga Dalina Buzi, e cila më herët ka sjellë prodhime si “Snob”, “Hostel by Anabel”, “Love Likes Tirana” etj.
“Tenxherja Kapakun” pritet të vijë shumë shpejt në “Top-Channel” dhe YouTube.