Romeo Veshaj është padyshim një nga banorët më të komentuar të këtij BBV, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi, lojës dhe strategjisë, ka shfaqur edhe një anë të tij tejet emocionale ku shumë shpesh shfaqet dhe i përlotur.
Një episod i tillë ka ndodhur sërish ditën e sotme ku teksa dëgjonte këngën e re të Arta Kabashit, e cila është krijuar bashkë me Romeon brenda BBV, është përlotur sërish ndërsa shprehet se Arta e ka bërë këngën shumë bukur.
Një reagim nuk ka munguar as nga ish-banorja e cila përmes një postimi në Instastory të këtij momenti, shkruan: “Mos u mërzit miku im.” – ndërsa për fjalët e Romeos për këngën shkruan “Faleminderit kam qenë e inspiruar“