Binjakët Veshaj duket se kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëri-tjetrin.
Edhe pse binjakë, ata janë sa të njëjtë, aq edhe të ndryshëm dhe kur vjen puna te çështjet e zemrës, edhe më shumë.
Donald Veshaj prej vitesh është në një lidhje me moderatoren Bora Zemani. Edhe pse me ulje ngritjet e tyre, ata tashmë duket të jenë konsoliduar si çift dhe shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me njëri-tjetrit.
Nga ana tjetër, Romeo Veshaj ka deklaruar se është single e madje as që e mendon të ketë një marrëdhënie si ajo e vëllait të tij me Borën.
E meqënëse vet ka vendosur që ndoshta nuk do të martohet ndonjëherë, dëshira e tij më e madhe është të shohi Donaldin teksa martohet me Borën.
Madje jo vetëm kaq, por u bënë disa kohë që Romeo i kërkon Donaldit dhe Borës të bëjnë dasmë.
I pyetur nga Eni Shehu, Romeo tha për “Pushime on Top” :
“Iu them shpesh atyre pse s’e bëni një dasmë, po nuk e di. Mua nuk më dëgjojnë. Mbase m’a bëjnë surprizë, të më kënaqin mua.”
Tani mbetet vetëm të presim nëse çifti do t’ia plotësojë kërkesën Romeos dhe fansave të tyre.
Ndërkohë, ju kujtojmë se Donaldi dhe Bora janë duke u marrë me xhirimet e një filmi, i cili pritet të dalë shumë shpejt, ku do të tregojnë historinë e tyre të dashurisë.