Romeo Veshaj është një ndër personazhet, i cili për dy sezone me radhë është përfolur si banor i mundshëm i BBV.
Ndonëse në sezonin e dytë, Romeo nuk u bë pjesë e shtëpisë së BBV për arsye të cilat nuk i dha asnjëherë përgjigje, duket se ky sezon i tretë e ka gjetur Romeon në kushte më të favorshme për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.
Në një panel dje në “Shqipëria Live” me moderatorin Arjon Muça dhe të ftuar Monika Lubonjën, Andi Vrapin dhe Liesa Haxhiasllanin, emri i Romeos ishte më i lakuari ndër personazhet e përfolur aktualisht për t’u bërë pjesë e BBV.
Sipas të ftuarve, jo vetëm që Romeo do të bëhet pjesë e shtëpisë, por është një nga personazhet që ka më shumë gjasa brenda shtëpisë të krijojë romanca dhe lidhje dashurie, kjo për shkak edhe të natyrës së tij.
Nuk e dimë me siguri nëse Romeo do të bëhet pjesë e shtëpisë së BBV3 apo nëse do të krijojë romanca, por të sigurt kemi që Romeo është personazhi që po shkakton më shumë “zhurmë” dhe interes në rrjet, ende pa hyrë.