Ronaldo Sharka nuk ndalet me ironitë në rrjetet e tij sociale kundrejt personazheve publikë. Me sa duket, këtë herë “shënjestra” e tij ka qenë sërish (indirekt) Luiz Ejlli.
Së fundmi Ronaldo ka postuar në Instagramin e tij një video të marrë nga një trend ‘Tik-Toku’ për makinën luksoze “Bentley” e krahasuar kjo me makinën e tij “Golf 5”.
“Bentley vs. Golf “ ka shkruar gazetari në videon e tij. Mirëpo, “Golf 5” ka qenë dhe makina e Luiz Ejllit para se të hynte në BBV, e ndërsa pas daljes nga BBV gjatë ‘tour’-it të tij në Amerikë, këngëtari ka postuar një foto para një makine “Bentley” – pikërisht dy makinat që ka zgjedhur të krahasojë Ronaldo përmes videos së tij.
Mirëpo, këtë herë në komente është bashkuar edhe ish-opinionistja Zhaklin Lekatari, e cila hapur e ka shprehur mos pëlqimin kundrejt Luiz Ejllit. Me sa duket, Zhaklina e ka kapur po ashtu ironinë e Ronaldos dhe ka komentuar në video, gjë që më pas është kuptuar dhe nga fansat të cilët menjëherë i janë ‘sulur’ Zhaklinës dhe Ronaldos në komente.
Sërish, Luiz Ejlli ka zgjedhur të mos reagojë lidhur me këto postime duke i injoruar totalisht.