Ronaldo Sharka duket se kohët e fundit, karriera televizive po i shkon më së miri. Ai është pjesë e “Top-Channel” si moderator emisioni në “Mos i bjer me Top” së bashku me Erjola Docin, është pjesë e emisionit “Për’puthen” në ekipin e autorëve krah Olsa Muhametit, si dhe së fundmi pjesë e kastit të “Dancing with the stars Albania”.
Teksa spektakli pritet të nisë të premten më 6Tetor, ‘yjet’ së bashku me partnerët e tyre të kërcimit, balerinët profesionistë, po japin maksimumin në prova që të shkëlqejnë në performancat e tyre.
Mirëpo, si gjithmonë Ronaldo është ‘sulmuar’ nga rrjeti për format dhe peshën e tij, ku komentues janë shprehur se ‘tani do kërcejë lopa’.
Sa i përket këtyre komenteve, Ronaldo ka një përgjigje direkt nga salla e provave, përmes një video të postuar në Instastory.