Ronaldo Sharka ka lënë në duart e ndjekësve të tij sot rolin e gazetarit, teksa ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në një “Ask me a question” në Instagram.
Ndërsa, një ndër ndjekësit e ka pyetur lidhur me Bora Zemanin dhe mendimin e tij për të, duket se Ronaldo Sharka (indirekt) e ka hedhur komentin e tij te Kiara Tito.
“Fakti që shumica duan t’a kopjojnë dhe e kopjojnë, do të thotë që Bora është kaq e rëndësishme dhe një copë ylli.” – ka thënë gazetari.
Gjithashtu një tjetër ndjekës e ka pyetur Ronaldon se përse nuk do të jetë opinionist në BBV3. Përgjigja e Ronaldos?? Epo, sigurisht tipike, me një (ose disa) “thumba” brenda.
“Pesha dinjitoze që Arbër Hajdari i ka lënë atij kolltuku, është peshë shumë e madhe. Unë nuk kam qejf të fluturoj me presh dhe pse vij nga një fshat që prodhohet shumë presh” – është përgjigjur Ronaldo.
Epo, kush vjen nga i njëjti vend si Ronaldo? Kiara Tito. Kush do e zejë vendin e Bora Zemanit në “Për’puthen”? Sërish Kiara Tito. Epo qartazi, Ronaldo po i hedh “kunja” moderatores. Dhe në këtë rast jo vetëm asaj, pasi thuhet se rolin e opinionistit në BBV3 do e zejë pikërisht Luiz Ejlli, kështu që dukshëm kjo ishte një kunjë e dyfishtë.
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim nga çifti…të paktën, ende jo.