Mbrëmjen e sotme në DWTS ishte sfida e skuadrave, e cila u realizua mes grupit “Kalle” dhe “Krushqit”, fitues të së cilës u shpallën këta të fundit.
Kjo bëri që të “realizohej” ëndrra e Ronaldo Sharkës. Nëse e ndoqët performancën, sipas “fabulës” i gjithë kërcimi ishte një ëndërr e Ronaldo Sharkës. Koregrafia nisi me Ronaldon i cili teksa flinte, ëndërroi gjithë kërcimin dhe në fund ai u zgjuar duke bërtitur.
“Paska qenë ëndërr more. Do eleminohem sonte” – ishin fjalët e Ronaldos në fund të performancës dhe ashtu ndodhi.
Në fund të mbrëmjes, dy nga çiftet e grupit humbës, Ronaldo-Frenki dhe Ina-Ention, u përballën me njëri-tjetrin, nga ku u eleminua Ronaldo Sharka.
Epo, e paska “ndjellë” vet Ronaldo eleminimin! :p