Provat e fundit për Ronaldo Sharkën, konkurrent i ‘DWTS’ nuk kanë qenë të lehta. Moderatori ka shpërthyer në lot, kur kuptoi se diçka nuk shkonte me këngën por askush nuk po e dëgjonte.
Ai nuk e dinte se e gjithë skena, ishte një lojë e improvizuar nga vëllezërit Veshaj, Donaldi dhe Romeo në bashkëpunim me partneren e tij të kërcimit, Frenkli dhe produksionit të ‘DWTS’.
Teksa nisi të kërcente, Ronaldo ndalon pasi e kupton se e kënga ishte më e shpejtë. Por balerina dhe produksioni i thonë që është e njëjta dhe ai vazhdon provat.
Sharka ndalon duke thënë se nuk është e njëjta këngë që ka pasur në palestër dhe më pas bashkë me Frenklin zhvendosen në dhomën e provave.
Por sërish Sharka ndalon duke thënë se nuk është e njëjta këngë që ka pasur në palestër. Për këtë arsye ai së bashku me Frenklin shkojnë te salla për të bërë një provë.
“Si mund të ndryshojë nga salla në skenë moj shpirt se më hoqe trurin? Po mendoj se po ma bëjnë qëllimisht. Po tallin b**ën me mua?!”, thotë Sharka teksa ndodhet në palestër dhe shton se nuk do bëjë prova.
Frenkli, e cila e di shumë mirë se çfarë po ndodh, i thotë se do bëjë prova, pasi është ai në konkurrim dhe jo ajo.
Nga ana tjetër Ronaldo thotë:
“Nuk dal unë live të tallin b***n. Nuk tallin dot b***n me mua, e ke seriozisht? As ti nuk duhet të pranosh. Nuk bëj prova. Si Ola dhe Esdalin thonë se kjo është kënga. Seriozisht këtë s’kuptoj unë. Paskeni pjer**r të gjithë. Nuk dal unë me këtë këngën live. E keni seriozisht ju?”.
Ata rikthehen në skenë dhe Ronaldo kërkon që të kenë versionin e këngës që kanë bërë prova në palestër. Por edhe kësaj radhe i vendosin këngë të ndryshme dhe Ronaldo ka ndërprerë provat duke reaguar i revoltuar.
Pak më vonë ndërhyn Donaldi, i cili i thotë: “Ju lutem bëhuni seriozë. Bëhu serioz Ronaldo se nuk është fare profesionale nga ana jote”.
E kur Sharka dëgjon zërin e tij nuk e kupton se kush është dhe pyet: “Kush është ky?” dhe merr një përgjigje nga Donaldi: “Jam Andrea nga Fieri. Ronaldo, edhe do t’a transmetojmë këtë kamerën e fshehtë të “Më lër të flas”. Jam Donaldi i dashur”.