Loja e BBV sa vjen e bëhet më interesante. Përpos debateve, në shtëpi kanë lindur dhe ‘flirtimet’ si dhe miqësitë e para, e bashkë me to edhe xhelozitë.
Mbrëmjen e sotme, në një bisedë mes Rikes dhe Rozës, kjo e fundit është shprehur se pas debatit me Romeon ku ai e shpalli ‘non grata’, i mori dhe gjënë më të shtrenjtë që ka në shtëpi – Riken.
Sipas saj, Romeo e ka përdorur debatin me Rozën si lojë shahu, duke i marrë Riken, ku u shpreh se për të më e rëndësishmja është Rikja, me të cilën ndan edhe shtratin dhe pastaj të tjerët.